Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

RUBIKON sonte: Vdekje në dorë të shtetit, kush mban përgjegjësi?

NULL NULL
08.07.2025 18:37

Vdekja e 27 vjeçarit Agon Fejzullahu, pas ndërhyrjes së një patrulle policore në Lipjan, dhe rastet e tjera të përdorimit të forcës ndaj qytetarëve të vendit, janë në qendër të debatit në emisionin e sotëm.

– Si u zhvillua ndërhyrja që përfundoi me vdekjen e një të riu?

– A po përdorë Policia e Kosovës forcë të justifikuar në raste të ndjeshme?

– A janë rastet e dhunës policore incidente të izoluara, apo fenomen në rritje?

– Cila është përgjegjësia e nivelit qendror?

– Çfarë thotë ligji për përdorimin e forcës nga ana e policisë?

Këto dhe të tjera, i diskutojmë sonte me Fitim Shishanin, Nazim Mehmetin, Vehbi Kajtazin, Aida Dërgutin dhe Arsim Jasharin, ndërkaq Driton Krasniqi flet virtualisht mbi dhunën që Policia e Kosovës kishte ushtruar ndaj tij.

Na ndiqni në Klan Kosova nga 20:45.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.