Rubikon| Haradinaj: Qortimi i Hovenierit s’është për policinë por për shefat e shtetit (VIDEO) NULL NULL 11.04.2023 21:21 11.04.2023 21:21 Haradinaj ne Rubikon KK 22:20 -Haradinaj për qeverinë: Një shtëpi budallë – Kurti armik i zhvillimit ekonomik (VIDEO) Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, edhe një herë qeverinë e drejtuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka quajtur “një shtëpi budallë”. Haradinaj në Rubikon tha se Kurti po vepron kundra nevoja të qytetarëve të ekonomi. Derisa shtoi se sektori i sigurisë është tejet i dëmtuar nga kjo qeveri. “Futi paratë e popullit le të gjallëron. Nuk ka gjallëri ekonomike në kohë krize që mban pare peng. Pse ende Albin Kurti nuk ua ka rritur pagat, policit, ushtarit, AKI-së. Ky i ka zhvesh cullak policin, ushtarin, inteligjencën deri në ekzistencë”, tha Haradinaj. Sipas kreut të AAK-së, shefi i ekzekutivit Albin Kurti, është armik i zhvillimit ekonomik të Kosovës. 22:02 – Haradinaj: E kam përpi Asociacionin – Kurti është i rrëzuar e në presione (VIDEO) Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ai nuk e përkrah Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Por, ai tha se e ka përpi Asociacionin sepse sipas tij ka qenë obligim i Kosovës dhe këtë e ka bërë në momentin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. “E kuptoj se çka do të thotë kur një marrëveshje ndërkombëtare kur është kthyer në çështje të shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese të vendit tim. Fare të mos jetë çështje e marrëveshjes ndërkombëtare, në moment që ki vendim të gjykatës tënde, ti mbetesh me të”, është shprehur Haradinaj në Rubikon në Klan Kosova. Tutje, ai foli edhe për nenin 7 të marrëveshjes, ku tha se është gjuhë e përsëritur, teksa shtoi se në zbatimin e marrëveshjes do ta ndihmoj Kurtin. “Në cdo nen ka dicka që ka qenë edhe në nen tjetër, është gjuhë e përsëritur pa efekt. Unë ndihmoj në zbatim, por jo përmes bashkëqeverisjes. Nuk kemi asnjë plan të përbashkët qeveritar. Unë s’do t’i bashkohem në ndonjë mënyrë”, është shprehur Haradinaj, njofton Klankosova.tv Më tej, ai tha se me kryeministrin Kurti është ballafaquar kur të gjithë sipas tij janë strukur. “Unë s’i mëshoj për së rati askujt. Sa është në këmbë po, unë ia kam dhënë ballafaqimin Kurtit kur të gjithë janë strukur. Është bukur i lodhur, i rrëzuar e në presione e bukur keq e ka gjendjen”, tha Haradinaj. 21:53 – Haradinaj për Kurtin e Osmanin: Po sillen si fëmijë (VIDEO) Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, vlerëson se presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, po sillen si fëmijë në raport me Serbinë. Haradinaj, në Rubikon në Klan Kosova, tha se Osmani dhe Kurti nuk do të duhej të hynin në një proces ku e dështojnë Kosovën, njofton Klankosova.tv. “Nuk duhet të shkohet për negociata me lazdrim, duhet të ulet dhe të diskutojnë me qetësi për të gjetur zgjedhje, nuk ka interes dikush që të dobësojë Kosovën me Asociacionin”. “Kryeministri dhe presidentja nuk do duhej të hynin në një proces ku e dështojnë Kosovën, kjo është ka më dhemb mua. Unë s’jam për t’ju nënshtruar askujt, por rezultati i këtij procesi është nënshtrim. Nuk do të duhej të hynin në një proces Kosova del humbëse”. “Këta [ Kurti dhe Osmani ] janë duke bërë gabime dhe janë duke u sjellë si fëmijë dhe këto gabime janë duke na kushtuar kur dy herë janë duke dështuar zgjedhjet dhe ky është nënshtrim” u shpreh Haradinaj. 21:40 – Haradinaj: Qortimi i Hovenierit s’është për policinë por për shefat e shtetit (VIDEO) Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar reagimin e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për incidentin në veri të vendit. Sipas Haradinajt, reagimi i Hovenierit sot nuk ishte për Policinë e Kosovës por për krerët e shtetit. “Kjo që na ndodhi sot, një qortim i ambasadorit amerikan. Mos harroni, kur jepet qortimi për policinë, por ai qortim është për shefat e shtetit nëse e marrin vesh”, është shprehur Haradinaj në Rubikon në Klan Kosova. Tutje, Haradinaj tha se s’ka pasur nevojë të ketë një tension të mëtejmë në veri, teksa shtoi se nëse është gjetur zgjidhja që të pranohen pasaportat, atëherë është dashur të ketë edhe një zgjidhje për marrjen pjesë në zgjedhjet në veri. “Ecja e këtyre në këtë rrugë pa marrjen e garancës se serbët e veriut marrin pjesë në zgjedhje, në këtë rast Lista Serbe, nuk është patriotizëm por është lazdrim ndaj aleatëve”. “Unë e kuptoj sa djallëzore është Serbia, ata kërkojnë që të na shfrytëzojnë krejt naivitetin tonë, por ne kemi aleatë të mençur. Nuk guxojmë të lëvizim në veri pa bashkëveprim”, tha Haradinaj, njofton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. 21:37 – Haradinaj: Jam çuditur pse nuk u është lejuar mbrojtja në liri të akuzuarve në Hagë (VIDEO) Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Haradinaj tha se është çuditur se pse nuk u është lejuar mbrojtja në liri këtyre të akuzuarve. “Jam çuditur pse nuk janë lëshuar për t’u mbrojtur në liri sepse ka zgjatur shumë periudha e pritjes”, ka thënë Haradinaj në Rubikon. Ai theksoi se pala mbrojtëse duhet t’ia dërgojë gjykatës disa argumente që pse dikush duhet të mbrohet në liri dhe, sipas tij, në mesin e tyre duhet të jetë garantimi se i akuzuari nuk do të ikë dhe ndonjë aspekt human. “Gjykata i vlerëson katër argumente, e para që ti nuk ik, nuk zhdukesh, e dyta garanca, edhe ndonjë aspekt human, ndonjë interes njerëzor për shembull ke fëmijët e vegjël, e ke dikë sëmurë, zakonisht këto ndikojnë shumë, sidomos aspekti human ndihmon shumë”, ka shtuar ai. Haradinaj tha se kur ishte duke u gjykuar në Hagë, për të kanë garantuar tre njerëz të mëdhenj. “Unë herën e parë e kam pasur fatin se kisha tre aleatë në Kosovë presidentin Rugova, zotin Peterson edhe zëvendësambasadorin e UNMIK-ut. Këta të tre kanë ardhur në gjykatë kanë dhënë garancë që nëse lëshohet Haradinaj ne e marrim përsipër. Presidenti Rugova i ka dërguar letër gjykatës, zoti Peterson ka folur publikisht për integritetin tim”, është shprehur Haradinaj. Sipas Haradinajt, për ish-krerët e UÇK-së do të duhej të dërgonin letër edhe presidentja, kryeministri, AKI e ministri i Punëve të Brendshme, e jo vetëm drejtori i policisë. “Jo vetëm nga drejtori i policisë, por edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, nga AKI, nga presidentja, kryeministri, pra në një letër të përbashkët, do të ishte kredibile. S’besoj se vetëm letra e drejtorit të policisë do të mjaftojë”, ka përfunduar ai. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. 21:36 – Haradinaj: Zgjedhjet në veri do të dështojnë përsëri (VIDEO) Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur rreth organizimit të zgjedhjeve në veri që pritet të mbahet më 23 prill. Haradinaj tha në Rubikon në Klan Kosova se këto zgjedhje do të dështojnë. “Prapë ne do ta humbim fytyrën tonë. Nëse rezultati është nën 10 për qind niveli pjesëmarrjes. Mos të bëjmë hajgare. Ne jemi duke e mashtruar vetën. Edhe aleatët të lënë për të dështuar, në mënyrë që ta tregojnë vendin”, tha Haradinaj. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. Ai tha se u insistua me ‘budallakinë e vendit tonë’ që të mbahen zgjedhjet sërish atje. “E kemi ngrirë kokën e kemi thënë ne jemi shtet, e kemi Kushtetutën, i kemi ligjet i shpallim zgjedhjet. E ku kemi mbërritur? Mos me pas ardhur amerikani që të na nxjerrë nga aty, kishim mbetur në të”, theksoi ai. 21:25 – Haradinaj për Specialen: Nëse provat vijnë nga Serbia është avantazh për mbrojtjen, si në rastin tim (VIDEO) Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vlerëson se Kosova nuk duhet të krijojë mosbesim me Gjykatën Speciale në Hagë, por të tregojë se është pro të vërtetës dhe drejtësisë. “Kosova duhet të mos e thellojë mosbesimin me gjykatën, strategjia ime do të ishte një tjetër që të krijohet një marrëdhënie e besueshme me gjykatën dhe që ta dëshmojmë tek gjykata se ne në Kosovë e dëshirojmë të vërtetën dhe drejtësinë. Pra, e mbrojmë prezumimin e pafajësisë për të akuzuarit pasi është e drejtë ligjore, por ne kemi respekt për viktimat dhe çdo shqetësim tjetër”. “Duhet ta përkrahim gjykatën që drejtësia të dalë në dritë” deklaroi Haradinaj. Haradinaj, në Rubikon në Klan Kosova, foli edhe për procesin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, teksa tha se nëse provat vijnë nga Serbia është në favor të mbrojtjes ashtu si në rastin e tij, njofton Klankosova.tv. “Besoj që Prokuroria e ka bërë maksimumin e vet me mbledh prova, nëse është e vërtetë që shumë prova vijnë prej Serbisë atëherë ky është avantazh për palën mbrojtëse për shkak se gjykata e ka lirinë të vlerësojë se a janë prova të besueshme apo ka ndodh diçka me to ndër vite”. “Tani e gjithë vëmendja dhe puna duhet të fokusohet tek shpjegimet e duhura tek të gjitha palët. Në rastin tim kemi pasur dëshmi e dëshmitarë nga Serbia dhe institucione të Serbisë por kanë qenë avantazh në rastin tim. Duke qenë në konflikt kuptohet se provat vijnë nga një palë armike që vjen me të dëmtuar edhe në gjykatë” u shpreh Haradinaj. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. 21:17 – Haradinaj: Besojmë në pafajësinë e bashkëluftëtarëve, aktivitetet si marshi s’i ndihmojnë të akuzuarit (VIDEO) Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për procesin gjyqësor në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, ku tha se procesi do të jetë i gjatë dhe është në interes që të respektohen të gjitha të drejtat për të gjitha palët. Haradinaj tha se beson në pafajësinë e ish-bashkëluftëtarëve, ndërsa sipas tij, prezumimi i pafajësisë është e drejtë ligjore. “Ne prej këtu mund të japim mendimet tona, por duke mos qenë pjesë e procedurave do ta kemi të vështirë ta komentojmë në thellësi ose në specifika të procedurave. Por, besojmë shumë në pafajësinë e luftëtarëve tonë. Prezumimi i pafajësisë është e drejt ligjore, e palës mbrojtëse dhe ne besojmë se do të konfirmohet me vendimet e gjykatës”, tha Haradinaj në Rubikon në Klan Kosova. Ai komentoi edhe “Marshin për Drejtësi”, ku tha se këto aktivitete nuk i ndihmojnë të akuzuarit dhe se sipas tij, ekziston një rrezik që në disa prej veprimtarive të mund të kualifikohen si pengim i drejtësisë. “Në aspektin emocional janë të mira, vlerësuese për UÇK-në dhe sakrificën e të akuzuarve por nuk mendoj që kanë ndonjë ndikim, të paktën jo pozitiv në procedura sepse gjykata është imune ndaj këtyre zhvillimeve përderisa këto nuk arrijnë të jenë pengim i drejtësisë. Ndërsa, nëse mbërrin Prokuroria që t’i shfrytëzojë këto si klimë kundër drejtësisë, realisht i bënë dëm të akuzuarve”, tha Haradinaj, njofton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vjen sonte në Rubikon për të folur mbi të gjitha temat aktuale në vend, duke përfshirë gjykimet në Hagë, marrëveshjen e Ohrit dhe punën e Qeverisë Kurti. Përballë Haradinajt të ftuar janë Vehbi Kajtazi, Gazmir Raci dhe Rrahman Paçarizi. Emisionin Rubikon mund ta ndiqni në Klan Kosova nga ora 20:45. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.