Rubikon sonte: Marshimi i populistëve, ku është Kosova? NULL NULL 13.04.2026 18:18 13.04.2026 18:18 Sonte në emisionin “Rubikon’ në Klan Kosova, do mund të ndiqni: – Çfarë e rrëzoi Viktor Orbanin pas 16 vjetësh në pushtet? – A ishte humbja e tij një mesazh për populizmin në Evropë? – Pse forcohet një lider populist edhe kur dështon në qeverisje? – Cilat janë tiparet e populizmit që shihen në Kosovë? – Sa përdoret te ne gjuha e ndarjes: “populli kundër elitës”? – Si e dobëson populizmi debatin demokratik? – Kush janë figurat që e përdorin më së shumti këtë model politik në Kosovë? – Dhe pse bien populistët nga pushteti? Debat me Artan Mustafën, Ardiana Thaçin, Vehbi Kajtazin, Rrahman Paçarizin dhe Dardan Sejdiun. Ndiqeni në Klan Kosova, nga ora 20:45!