Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sonte në Rubikon: Çfarë domethënie ka marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci për mbrojtje?

NULL NULL
01.05.2026 16:16

Në edicionin e sotëm të emisionit “Rubikon” në Klan Kosova do të diskutohet për paralajmërimet e Vuçiqit për dyfishim të armatimit, rënien e disa prej aleatëve të tij kryesorë, lojën e dyfishtë mes Brukselit e Moskës dhe rrezikun për rajonin.

– A po e rrezikon armatimi i Serbisë sigurinë e Ballkanit?

– Çfarë domethënie ka marrëveshja Kosovë–Shqipëri–Kroaci për mbrojtje?

– A po e blen Serbia, përmes armatimit, edhe mbështetjen politike ndërkombëtare?

– Ku mbetet Kosova në një kohë kur Rusia paralajmërohet si kërcënim për Perëndimin, ndërsa Trump përplaset me NATO-n?

– A mund të ketë, brenda dekadës, ndryshim kufijsh në Ballkanin Perëndimor?

Përballë tensioneve globale, armatimit serb dhe frikës për konflikte të reja, sonte në Rubikon me Drizan Shalën, Besnik Tahirin, Melazim Kocin, Arientin Abdylin dhe Lutfi Bilallin.

Klan Kosova, 20:45.

lajme të ngjashme