Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rubikon sonte: 12 Qershori – Dita e Çlirimit të Kosovës

NULL NULL
12.06.2025 15:32

Rruga e shtetformimit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë është në qendër të debatit sonte në “Rubikon”.

-Si nisi projekti për pavarësimin e shqiptarëve të Kosovës?

-Cila ishte rruga drejt çlirimit?

-Çfarë roli patën lëvizja paqësore e Ibrahim Rugovës dhe lufta e UÇK-së në këtë proces?

-A është Kosova e sotme ajo që e kishim ëndërruar para 12 qershorit 1999?

-Si u arrit Marrëveshja për Çmilitarizimin e UÇK-së?

Sonte, “Rubikon” sjell edhe pamje të rralla nga 20 qershori 1999, kur UÇK dhe përfaqësuesit e NATO-s nënshkruan marrëveshjen për çmilitarizim.

Paneli përbëhet nga Ylber Hysa, Durim Abdullahu, Azdren Shala dhe Sylë Ukshini.

Ndiqni “Rubikon” në Klan Kosova, nga ora 20:45.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.