Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

RUBIKON: Planet e Nenad Rashiqit si ministër i Qeverisë Kurti (VIDEO)

NULL NULL
10.01.2023 20:56

22:52| Ministrat Vitia dhe Rashiq s’u lejuan t’i vizitojnë të plagosurit në Shtërpcë

Ministrat Vitia dhe Rashiq s’u lejuan t’i vizitojnë të plagosurit në Shtërpcë

22:00 | Rashiq: Djalin tim e ndali dhe e intervistoi BIA serbe

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha se djali i tij është intervistuar me orë të tëra nga shërbimi sekret serb në pikën kufitare ne Merdare, derisa ishte duke dalë në territorin e Serbisë si dhe gjatë kthimit në Kosovë.

“Djali im që ka shkuar para disa ditësh, është ndalur për katër orë në Merdare, e ka ndaluar policia, intervistë kur ka hyrë nga BIA, kur është kthyer prapë të njëjtën procedurë, duke i bërë pyetje “ku po punon baba yt” sikur pyetje fëmijëve, por të kuptohemi se është luftë psikologjike që unë të ndihem i pasigurt, që të ndihem i lënduar dhe normalisht që po ndihem, sepse ia marrin telefonin për katër orë, mos të iu tregoj se si reagoi gruaja ime” tha Rashiq.

Rashiq shtoi se për institucionet në Serbi, serbët e Kosovës janë vetëm numra, prandaj tha se në Kosovë ndihet më i sigurt.

“Për ata ne jemi vetëm numra, nuk jemi as persona, jemi vetëm  ata që mund të përdoren dhe normalisht në aspektin e sigurisë po ndihemi më sigurt, sepse atje ka njerëz të paguar që t’ju pengojnë në cilindo lloj të jetesës. Djali im përveç që është mbajtur katër orë në kufi gjatë rrugës dy herë policia e ka ndalë nga kolona, e ka kontrolluar detajisht dhe në fund i ka shkruar tiketë, dy herë, do të thotë që ju jeni cak aty, dhe nuk ka kurrfarë dyshimi që ky është organizim i të gjithë organizatës shtetërore që merren me djalin tim 20 vjeçar që nuk ka lidhje me politikë” tha Rashiq.

21:42 | Rashiq: Nuk konsideroj se Asociacioni paraqet rrezik për sovranitetin e vendit

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë Kurti, Nenad Rashiq, tha se themelimi i Asociacionit nuk e vë në rrezik sovranitetin e vendit, pasi marrëveshja parashihet të jetë në harmoni me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Ka hapësirë ku konsideroj se ka mundësi të bisedimeve, hapësira është me siguri prej formës politike që është imponuar për Asociacion, deri në formën e kuptimit ose leximit të dokumentit që mund të quhet propozimi, ose analiza në Gjykatën Kushtetuese. E them prapë se nuk shoh kurrfarë rreziku sa i përket sovranitetit, për shkak se në pikën e dytë në marrëveshjen e vitit 2015 shkruan se kjo marrëveshje do të jenë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Pra, kjo që thuhet se do të jenë brenda kornizës ligjore, unë nuk e shoh si problem” tha Rashiq në Rubikon të Klan Kosovës.

Ai shtoi se ka hapësira për ndryshimin e modelit të Asociacionit, njofton Klankosova.tv.

“Unë mund ta kuptoj kryeministrin për mospranimin në formën e tillë, por ka forma dhe hapësira ku mund të propozohet, ku mund të ndryshohet ajo për shembull. Çka do të kisha ndryshuar unë, nuk do ta kisha quajtur Zajednica, e kisha quajtur hajt të themi grupi i komunave për shembull. Unë e di se ekziston një rezistencë shumë vjeçare ndaj Zajednicës dhe te ne në Ballkan nëse ndonjë ide del herët ka kohë që të kritikohet, të bëhet kritikë që ia humbë peshën që e ka pasur në fillim”, tha Rashiq.

Ministri shtoi se me ligjet në fuqi Asociacioni nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive, prandaj nuk ka ndonjë peshë.

“Nga aspekti teknik Asociacioni nuk ka peshë, nuk ka kuptim, se ju i keni ato kompetenca të cilat janë aprovuar me ligjet në fuqi, ku i keni kryetarët e komunave. Asociacioni është një organ shtesë që është monitorues, por nuk mund të ndikoj dhe me qenë diçka me ndonjë formë ekzekutive është vetëm duplifikim i organeve, kështu që në legjislacionin në Kosovë nuk ka hapësirë për nivelin e tretë të qeverisjes. Prandaj nga aspekti teknik kjo kërkesë nuk ka kuptim, por është imponuar nga spektri politik”, tha Rashiq. /Klankosova.tv


21:31 | Rashiq: Nuk besoj se kam thënë që të rinjtë në Shtërpcë janë qëlluar për t’u vrarë (VIDEO)

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë Kurti, Nenad Rashiq, ditë më parë u vu në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave lidhur me plagosjen e dy të rinjve në Komunën e Shtërpcës.

Rashiq, në Rubikon të Klan Kosovës, mohoi të ketë thënë se rasti në Shtërpcë ishte tentim vrasje.

“Është mirë kur informacionet po përdoren nga një anën në anën tjetër, por te gazetarët informacioni po përdoret vetëm pjesërisht, nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Por jam i gëzuar se policia ka intervenuar me kohë dhe me shpejtësi dhe kjo tash është në organet kompetente, në gjykatë”.

“Unë nuk kam komentuar as për procesin kur unë kam qenë i akuzuar, prandaj për hir të respektit ndaj institucioneve nuk kam nevojë të komentoj diçka të tillë”, tha Rashiq në Rubikon të Klan Kosovës.

I pyetur për deklaratat e dhëna për mediat serbe, Rashiq tha se nuk beson të ketë deklaruar atë që u citua në media, njofton Klankosova.tv.

“Nuk besoj se e kam thënë kështu, e kam thënë edhe më herët, me të vërtetë besoj që nuk është korrekte ta komentoj kur një rast i tillë e ka marrë epilogun gjyqësor”, tha Rashiq. /Klankosova.tv


21:13 | Rashiq: Nga viti 2013 secila qeveri në Kosovë ka bashkëpunuar shumë ngushtë me Listën Serbe (VIDEO)

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha se Lista Serbe nuk është demokratike dhe si e tillë nuk i përfaqëson interesat e serbëve në Kosovë.

Ai deklaroi se kjo parti është fuqizuar falë bashkëpunimit shumë të ngushtë me liderët e Kosovës, duke përjashtuar kryeministrin aktual Albin Kurti.

“Secila qeveri nga viti 2013 brenda pushtetit të saj e ka pasur Listën Serbe dhe me një bashkëpunim shumë të ngushtë, jo vetëm në formën që të ketë një strukturë të përfaqësuesve serb, por ka qenë më e fuqishme që duke nisur nga pozitat brenda qeverisë, por edhe jashtë qeverisë që kanë reflektuar në formë të bashkëpunimit lokal”, tha Rashiq në Rubikon të Klan Kosovës.

Rashiq tha se Lista Serbe ka manipuluar edhe me rezultatet e zgjedhjeve në komuna dhe për këtë fajin ia la Prishtinës.

”Nuk i fajësoj aq shumë Beogradin, ose Brukselin që po ashtu ka përgjegjësi, e fajësoj më shumë Prishtinën, ose pushtetin aktual, sepse i mundësohet që të kemi dalje në zgjedhje 98% në Leposaviq, ose Zveçan. Votimi në Graçanicë është sikur kolonë ku kërcënohen nga institucionet kosovare, nuk po them nga institucionet e Serbisë, duke nisur nga skemat sociale, vendet e punës, e shumë forma të ndryshme, kështu që ky është problemi i pushtetit ose establishmentit politik që në atë kohë ka pasur pozita, nga kryeministri e më poshtë. Mund të supozoj se ka pasur interesa jo vetëm institucionale, por edhe më gjerë, ndoshta edhe më shumë, ndoshta përftime personale, ndoshta përfitime ekonomike”, tha Rashiq.


21.08| Rashiq: E vetmja zgjidhje për serbët e Kosovës është integrimi i plotë në institucionet e vendit 

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha integrimi i plotë i serbëve të Kosovës në institucionet e vendit është zgjidhja e vetme për ta.

”Kosova nuk mund të jetë shtet monoetnik, duhet të jetë multietnik, duhet të jetë shembull për Europën dhe diversiteti që e kemi gjithmonë ka qenë pasuria më e madhe e Kosovës, kështu që unë konsideroj që në këto rrethana në veçanti na duhet të jemi të pjekur dhe të jemi politikisht të moderuar, sepse serbët e Kosovës përveç bashkëjetesës me të gjitha komunitetet në Kosovë nuk mund të kenë ndonjë të ardhme ndryshe, prandaj krejt kjo së bashku do të thotë që integrimi është e vetmja zgjidhje për ne”, tha Rashiq në Rubikon të Klan Kosovës.

Tutje Rashiq, i cili u emërua ministër në Qeverinë Kurti në dhjetor të vitit 2022, tha se ka zhvilluar takime të gjata me kryeministrin Kurti para se ta pranonte detyrën si ministër.

”Theksi ka qenë gjithmonë në përgjegjësi edhe pse është momenti i vështirë, e kam thënë në mënyrë metaforike se teli ku ecim ne, në veçanti politikanët si unë, është i hollë, por kjo nuk do të thotë se pavarësisht sfidave duhet ta braktisim politikën dhe të themi se ata njerëz atje po flasin në emrin tonë që nuk është e vërtetë, përfaqësuesit që i kemi pasur nuk janë adekuat”, tha Rashiq.

Sonte në Rubikon, diskutohet rreth planeve të Ministrit Nenad Rashiq, në Qeverinë e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.