Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rubikon LIVE| Gashi për Asociacionin: Po shkon përtej asaj që u nënshkrua nga Mustafa e Thaçi (VIDEO)

NULL NULL
01.03.2023 21:34
arben gashi

21:55 – Gashi: Kurti s’ka kërkuar marrëveshje ligjërisht të obligueshme (VIDEO)

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka folur rreth takimit të 27 shkurtit në Bruksel, ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, diskutuan dhe ranë dakord rreth Planit Evropian.

Gashi tha në Rubikon në Klan Kosova se Kurti nuk ka kërkuar marrëveshje ligjërisht obligative.

“Kryeministri i Kosovës kushdo qoftë ai për nga natyra e ka për detyrë me maksimalizu fitimin e vendit që ai përfaqëson. Dhe në interes të vendit që përfaqëson z.Kurti në këtë rast të arrijë marrëveshjen finale, por z. Kurti nuk e ka kërkuar”, tha Gashi në Rubikon në Klan Kosova.

“Nuk ka kërkuar marrëveshje ligjërisht të obligueshme. S’ka dashur”, shtoi Gashi/ Klankosova.tv

21:44 – Gashi për Asociacionin: Po shkon përtej asaj që u nënshkrua nga Mustafa e Thaçi (VIDEO)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, konsideron se plani evropian lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe shkon përtej asaj që kanë nënshkruar ish-kryeministrat, Hashim Thaçi (2013) e Isa Mustafa (2015).

Gashi, në Rubikon në Klan Kosova, tha se kryeministri i vendit Albin Kurti, këtë plan e ka quajtur si bazë e mirë dhe të njëjtën veçse e ka pranuar.

“Komunat me shumicë serbe në Kosovë do të kenë një formë të veçantë të vetëmenaxhimit – Kurti duhet të sqarojë se çfarë nënkupton vetëmenaxhimi, problemi tjetër, një kanal special për serbët e Kosovës në komunikim me Qeverinë e Kosovës, çfarë nënkupton kjo president apo ambasador?”.

“Kjo nuk ka qenë më herët, ajo që kam mundur të vërej unë është që shumica e analistëve e kanë interpretuar sikur kjo është Asociacioni – kjo është përtej saj dhe është përtej asaj çka kanë nënshkruar Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. Kjo iu jep më shumë fuqi serbëve në Kosovë”, tha ai.

Gashi, mes tjerash, tha se Kurti duhet të japë shpjegime për nenin 7 të planit të cilin e konsideron si problematik.

“Zotëri Kurti duhet të tregojë se çfarë nënkupton vetëmenaxhimi i komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe çfarë kanali duhet të kenë serbët në Kosovë për komunikim me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Këto nuk janë nënshkruar nga Mustafa e Thaçi por po pranohen nga Kurti që po i quan si bazë e mirë – por ky është negocim i dobët”.

“Pikë më të dobët e shoh në këtë marrëveshje të pranuar nga Kurti dhe të marrë si obligim”, u shpreh Gashi. /Klankosova.tv

Rrini të informuar duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS


21:41 – Gashi: Kurti, më i dobëti në historinë e re të Kosovës (VIDEO)

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se nuk e dinë se cila është preambula e marrëveshjes e cila u arrit në mes Kosovës e Serbisë më 27 shkurt, teksa paralajmëroi kontestim ligjor, nëse kjo është e mundshme.

Gashi e kritikoi kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, për të cilin tha se produkti i punës së tij është rezultati më i dobët i negociatave në historinë e re të Kosovës.

Ai në Rubikon në Klan Kosova foli edhe për pikën 7 të planit evropian, për të cilën pikë tha se e sheh si shumë problematike e të paqartë.

“Pres që nesër Kurti të jep sqarime për këtë çështje. Ai duhet ta sqaroj se çka është vetmenaxhimi sipas praktikave të Këshillit të Evropës, sepse praktikat e Këshillit të Evropës e kanë kartën evropiane të vet-qeverisjes lokale, të cilën ne e kemi pjesë të ligjit  për vet-qeverisje lokale dhe e njohim me kushtetutë”, është shprehur Gashi, njofton Klankosova.tv.

Gashi tha se LDK-ja duhet ta kundërshtoj me çdo mekanizëm që është i mundshëm, në mënyrë që sipas tij, ta parandalojnë ose minimizojnë atë që ai e quajti rrezik për Kosovën.

“Nëse nuk është i mundshëm kontestimi ligjor, atëherë duhet të shohim se cilët janë mekanizmat që mund ta kundërshtojmë dhe të mbërrijmë që ta parandalojmë rrezikun, ose në shkallën më të mirë të mundshme, ta minimizojmë”, është shprehur Gashi, njofton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS


21:24Gashi për planin evropian: Ka pika që shkojnë përtej çdo marrëveshjeje, neni 7 është problematik (VIDEO)

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, vlerëson se plani i Bashkimit Evropian i mbështetur nga Franca dhe Gjermania ka brenda pika që shkojnë përtej çdo marrëveshjeje.

Gashi, në Rubikon në Klan Kosova, listoi edhe katër pika brenda këtij plani që sipas tij janë problematike, njofton Klankosova.tv.

“Brenda këtij plani ka pika që shkojnë përtej çdo marrëveshjeje që është diskutuar ndonjëherë në Kosovë, neni 7 është shumë problematik dhe kjo marrëveshje në përgjithësi sipas meje i ka katër probleme”.

“Problemi i parë që nuk e ka njohjen dhe nuk e ka marrëveshjen finale, problemi i dytë është se komunat me shumicë serbe në Kosovë do të kenë një formë të veçantë të vetëmenaxhimit – Kurti duhet të sqarojë se çfarë nënkupton vetëmenaxhimi, problemi i tretë një kanal special për serbët e Kosovës në komunikim me Qeverinë e Kosovës, çfarë nënkupton kjo president apo ambasador?”, tha Gashi. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

21:13 – Gashi: Qasja e gabuar e Qeverisë Kurti na ka dëmtuar pozicionin në dialog (VIDEO)

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, vlerëson se qasja e gabuar e Qeverisë Kurti e ka dëmtuar pozicionin e Kosovës në dialog me Serbinë.

“Ajo që mund të shihet dhe mënyra e perceptimit dhe vlerësimit që e ka bërë qeveria është e gabuar dhe kjo e ka dëmtuar pozicionin e Kosovës. Sot kur Kurti ulet për bisedime si përfaqësues i Republikës së Kosovës, ulet si i hendikepuar për fajin e vet sepse në tryezë diskutimet e para nëse bëhet fjalë për veriun – çfarë kontrollojmë ne në veri?”, u shpreh Gashi.

Gashi, në Rubikon në Klan Kosova, tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka qenë kundër shumë marrëveshjeve që ka bërë Kosova ndër vite, njofton Klankosova.tv.

“Që të mos jem akuzativ i drejtpërdrejt, momentumi ndërkombëtar i krijuar në qeverinë e parë Kurti ka qenë që Kosova dhe Serbia të ulen dhe të diskutojnë për marrëveshje finale me njohje dhe ftesa që i ka bërë Trump ka qenë me këtë qëllim.

“Më vonë u krijua një momentum krejt tjetër. Zotëri Kurti ka luajtur rolin obstruktiv që nga viti 2005-2006. Kurti në mënyrën se si e bën politikën dhe diplomacinë është e gabuar. Kurti ka qenë kundër shumë marrëveshjeve si: Marrëveshjes së Rambujesë, Marrëveshjes së Vjenës, Marrëveshjes 2013, kundër Demarkacionit”, tha Gashi. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.