RTK emëron Rilind Gërvallën drejtor të televizionit NULL NULL 31.01.2023 14:55 31.01.2023 14:55 Rilind Gërvalla, është emëruar drejtor i kanalit shqip të Radio Televizionit të Kosovës (RTK1, 3, 4). Këtë vendim e morën sot bordi i RTK-së, me tetë vota për dhe asnjë kundër, përcjell klankosova.tv. Rekomandimi për emërimin e tij, erdhi nga drejtori i përgjithshëm i RTK-së. Për më shumë ja komunikata e plotë: ”Bordi i RTK-së me tetë vota për dhe asnjë kundër, ka miratuar rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për emërimin e z. Rilind Gërvalla në pozitën e drejtorit të kanalit shqip të RTK-së (RTK1, 3, 4). Në mbledhjen e sotme u diskutua edhe për zhvillime të tjera në RTK”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 29/06/2025