Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Rryma u shtrenjtua përtej çdo limiti – investitorë milionësh po largohen nga Kosova” (VIDEO)

NULL NULL
nga Florentina Hoti 26.12.2025 19:54

Investimet e përkrahja nga shteti ishin të mirëseardhura por me sy nuk i panë kurrë.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se bashkëpunimi mes sektorit privat e institucioneve të kësaj qeverie ka qenë nën cdo nivel.

Sipas Shahinit, komunikimi mes tyre e institucioneve u bë vetëm nëpërmjet mediave.

Sipas Shahinit, Qeveria Kurti 2 hargjoi rreth 400 milion euro duke shpërndarë nga 100 euro për studentët e përfituesit e skemave sociale, kryesisht para zgjedhjeve.

Me ato miliona euro, Shahini për KIKS Kosovën thas se do mund të hapeshin fabrika e të punësoheshin njerëz, në mënyrë që të mos iknin nga Kosova.

Kryesuesi i Aleancës së Bizneseve në vend tha se problem i madh për ta ka qenë shtrenjtimi i energjisë elektrike.

Sipas Shahinit, një problem i tillë ka larguar nga Kosova investime milionëshe.

Për KIKS Kosovën, ai tha se bizneset dhe investitorët duan politikë zhvillimore në vend mirëpo qeveria është e fokusuar nga politka sociale.

 

 

lajme të ngjashme