Rryma “terroi” seancat, deklarohet sot gjykata në Prishtinë NULL NULL 24.10.2025 10:07 24.10.2025 10:07 Te enjten seancat gjyqësore që ishin planifikuar të nisin herët në mëngjes, u shtynë për pasdite. Kjo pasi në objektin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, u ndërpre furnizimi me energji elektrike. Gjatë ditës së sotme për këtë zhvillim është deklaruar për Klankosova.tv zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi. Ajo tha se ndërprerja e rrymës shkaktoi probleme në mbajtjen e disa seancave gjyqësore, prandaj dhe u shtynë për pasdite. “Konfirmojmë se dje me datë 23.10.2025 ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ndërprerja e energjisë elektrike ka shkaktuar probleme në mbajtjen e disa seancave gjyqësore, si pasojë e kësaj gjendje, seancat gjyqësore janë shtyrë për kohën e pasdites”, thuhet në përgjigjen e Gashit për Klankosova.tv. Raportohet se është ndalur rryma në Pallatin e Drejtësisë, ndërpriten seancat Terri ndërpreu seancat, vjen rryma në Pallatin e Drejtësisë