Rrugëtimi për paqe në botë i ushtarëve të Kosovës nis sot

Rrugëtimi për paqe në botë i ushtarëve të Kosovës nis sot

NULL NULL
1 month më parë

Rrugëtimi historik i Republikës së Kosovës drejt kontributit për paqe në botë filloj sot formalisht përmes ceremonisë së organizuar në bazën ushtarake Camp Dodge të Gardës Nacionale të Iowa-së në qytetin Johnston.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Konsullata e Kosovës në Des Moines.

“Autoritete ushtarake si dhe civile të nivelit federal si dhe lokal të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe Shtetit të Iowa-së ju drejtuan ushtarëve që do të shërbejnë në këtë mision”.

Senatorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joni Ernst, e vuri theksin te rëndësia e pjesëmarrjes së ushtarëve tanë në këtë zbarkim.

Ernst e cilësoi si arritje historike e Popullit të Kosovës.

Gjithashtu edhe Gjenerali Corell nga Garda Nacionale e Iowa-së u shpreh shumë i kënaqur me zhvillimin e këtij projekti.

“Në ndërkohë nga ana Kosovare, prezent ishin Atasheu ushtarak i Republikës së Kosovës në Washington DC, Kolonel Ilir Qeriqi, dhe Shefi i Misionit të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Iowa, Artan Duraku. Kolonel Qeriqi ju drejtua ushtarëve të IOWA-së i cili edhe përcolli mesazhet e Gjeneral Rrahman Ramës, Komandant i Forcave të Sigurisë së Kosovës”, njofton Konsullata e Kosovës në Des Moines përcjell Klan Kosova.

“Ushtarët tanë do të shërbejnë së bashku me kolegët e tyre me të cilët paraprakisht janë trajnuar dhe kanë përvetësuar shkathësit e nevojshme për përmbushjen e misioninit. Republika e Kosovës është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.