“Rrugëtimi i xhudos në lartësimin e Kosovës”, ekspozita që hapet sot në Prishtinë NULL NULL 28.03.2025 08:37 28.03.2025 08:37 Në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë, më 28 mars nga ora 19:00, Federata e Xhudos e Kosovës hap ekzpozitën “Përpjekja e artë – rrugëtimi i xhudos në lartësimin e Kosovës”, kuruar nga Berat Bajrami. Kjo ekspozitë është një udhëtim në historinë e lavdishme të xhudos të ndërtuar mbi përpjekjet e përditshme shumëvjeçare me mund dhe dashuri për xhudon dhe Kosovën. Ajo është thurje e dimensioneve historike dhe të tanishme; nga përvojat personale te sukseset kolektive, të cilat paraqiten në një përmbledhje imazhesh vizuale. Ekspozita zbulon copëza të një jete kushtuar xhudos, një rrugë të ndërtuar me sakrifica drejt triumfeve të mëdha. Sukseset historike të xhudos bartin emra individualë, dhe nga medaljet e tyre u lartësua Kosova, transmeton Klankosova.tv.