Rrugët e Stuttgartit mbushen me posterët e meçit të Ardian Krasniqit NULL NULL 04.04.2025 14:23 04.04.2025 14:23 Ditët po shkojnë duke u afruar për meçin e boksierit Ardian Krasniqi. Krasniqi do të ngjitet në ring me datën 26 prill të këtij viti në Sindelfingen pranë Stuttgartit. Rrugët e këtij qyteti tashmë janë mbushur me postera të shumtë të paralajmërimit të këtij meçi. 28-vjeçari do të mbrojë për herë të parë titullin e tij WBO – një hap vendimtar drejt majave botërore. Megjithatë kjo nuk e gjitha, pos Krasniqit në ring do të ngjitet edhe Eris Bajra dhe Arian Ejupi, të cilët do të tregojnë aftësitë etyre. Krasniqi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme karrierën në boksin profesionist, në kategorinë gjysmë të rëndë. Ai nga 10 meçet e zhvilluara deri më tani i ka të fituara të gjitha me nokaut. Përndryshe, meçin e nipit të Luan Krasniqit do të mund ta ndiqni ekskluzivisht në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Europa League: Unitedi e Tottenhami barazojnë në ndeshjet e para çerekfinale, humb Lazio 10/04/2025