Rrugët e kalueshme – përkundër borës NULL NULL 25.02.2018 12:52 25.02.2018 12:52 Zëvendësministri në Ministrinë e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka bërë të ditur se të gjitha rrugët janë të qarkullueshme dhe nuk ka asnjë problem me borën që po bie. Ai ka treguar për Klan Kosovën se të gjitha kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës, 16 sosh, janë në terren të mobilizuara 24 orë dhe kanë me vete sasi të mjaftueshme të kripës. Kadriu ka shtuar se megjithatë është intervenuar në rrugët malore, ndërsa që gjithë kjo sipas tij po bëhet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. klankosova.tv