Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrugët e Bazelit mbushen me adhuruesit e Eurovisionit

NULL NULL
17.05.2025 22:38

Një numër i madh i njerëzve janë duke qëndruar krah për krah jashtë bareve dhe restoranteve në Bazel të Zvicrës dhe po e shikojnë festivalin e këngës Eurovizion që po e mban sonte finalen atje.

Zakonisht e njohur si Steinenvorstadt, një rrugë është shndërruar në destinacion i festave të fansave të festivalit.

Adhuruesit janë mbledhur gjatë gjithë javës për të pirë dhe për të shijuar artistët e tyre të preferuar – dhe nuk tregojnë shenja se do të ndalen sonte. Moti ka qenë i mrekullueshëm sot dhe shumë restorante po i vendosin klientët jashtë për të shijuar mbrëmjen.

Është pak si një festë rruge, një festival muzike, është e rrëmujshme, është magjike – dhe është Eurovision i pastër, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme