Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tjerat të kalueshme NULL NULL 25.12.2024 08:49 25.12.2024 08:49 Foto ilustruese. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se pas reshjeve të borës, rruga Pejë Kullë është e pakalueshme për automjete të rënda. Në përditësimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëhet e ditur se të gjitha rrugët e tjera janë të kalueshme, përcjell Klankosova.tv. “Pejë-Kullë: E pa kalueshme për automjete të rënda (kamion), për automjetet e udhëtarve të domosdoshme janë pajisjet dimërore”, thuhet tutje në përditësim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.