Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rruga me gropa në Komoran, po i dëmton bizneset (VIDEO)

NULL NULL
28.01.2025 12:25
Rruga që lidh magjistralen Prishtinë-Pejë në Komoran është në kushte të tmerrshme

Rruga që lidh magjistralen Prishtinë-Pejë në Komoran në kushte të tmerrshme, dhe e mbushur me gropa të mëdha që po bëjnë të pamundur kalimin e sigurt.

Azem Shala, një banor dhe biznesmen lokal, shprehet i shqetësuar për pasojat që kjo situatë po ka në jetën e përditshme dhe aktivitetet ekonomike, njofton Klankosova.tv.

“Nëse vazhdon kështu dhe kjo rrugë nuk shtrohet, jemi në prag të falimentimit”.

Jemi dy biznese këtu dhe shkaku i rrugës nuk ndalet askush”,  tha Shala, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.

Ai shtoi se ka bërë ankesa, por asnjë veprim nuk është marrë nga autoritetet për të përmirësuar gjendjen.

Për më shumë, ndiqeni intervisten e plotë:

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.