Rruga horror në Prizren (VIDEO) NULL NULL 16.05.2015 20:28 16.05.2015 20:28 Rruga Tusus në Prizren është bërë e gati e pakalueshme për automjete, transmeton Klan Kosova. Telashet u krijuan qysh kur një gropë u hap përskaj udhës. Për këtë çështje, prizrenasit akuzojnë një fqinj të tyre, Muhamet Kryeziun, se me vetëdije e ka gërryer dheun para një viti, kur rruga ende nuk ishte e shtruar me kubëza. Mirëpo, këto akuza i hedh poshtë Kryeziu, i cili thotë se dheun e mori në masë të kontrolluar, transmeton Klan Kosova. Përveç Kryeziut, këta banorë të rrugës UÇK në Prizren, ankesa kanë edhe në Komunë, për të cilën thonë se e ka bërë rregullimin me pllaka të betonit në mënyrë të papërgjegjshme. Pushteti lokal thotë se është në dijeni për ankesat që i kanë parashtruar këta banorë. Kronikë nga Rozafë Selmanaj. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 07/07/2025