Rruga e shembur në aksin Shtime-Caralevë, rrezik i vazhdueshëm (VIDEO) NULL NULL 19.11.2025 17:02 19.11.2025 17:02 Rruga në aksin Shtime–Caralevë është shembur dhe prej disa kohësh paraqet rrezik serioz. Siç bëjnë të ditur lexuesit e Klankosova.tv, të cilët kanë dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, dëmtimet në këtë segment janë të dukshme. Sipas tyre, rruga jo vetëm që shkakon vështrësi në komunikacion, por edhe rrezikon jetën e njerëzve, sidomos të drejtuesve të automjeteve./Klankosova.tv