Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Rruga e malit”, konfiskon mbi 1 ton mish dhe 275 kg duhan në kufi 

NULL NULL
26.06.2025 14:19

Policia Kufitare ka goditur tri raste të kontrabandës me mallra në fshatin Korminjan të Ranillugës, si pjesë e planit operativ “Rruga e malit 3”.

Brenda dy ditësh, janë konfiskuar mbi 1 ton mish të papërpunuar dhe 275 kilogramë duhan pa banderolë, njofton Klankosova.tv.

Sipas një njoftimi të policisë, më 24 qershor, një automjet u ndalua me 275 kg duhan në qese najloni, ndërsa më 25 qershor, dy automjete,  një me targa të Serbisë dhe tjetri pa targa,  u kapën me mish të bluar, virshlle dhe birra, të transportuara në kushte të rrezikshme për shëndetin publik.

E gjithë sasia e mallrave dhe automjetet u dorëzuan në Doganën e Kosovës në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.

Për mishin është njoftuar edhe inspektori i AUV-it. Policia thotë se aksioni synon të godasë kontrabandën dhe të parandalojë rreziqet për qytetarët, sidomos gjatë muajve të verës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.