Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Rrufeja 3”: Pamje nga dorëzimi i dosjeve te zyrat e veteranëve

NULL NULL
22.09.2020 13:05

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, ka publikuar pamjet kur një person me syze dhe maske ka dorëzuar materialin e dosjeve të reja të dorëzuara në zyrat e OVL-UÇK-së, duke e emëruar si “Rrufeja 3”.

Nga pamjet shihet se një person i maskuar dhe me syze ka ardhur në zyrat e OVL-UÇK-së duke hedhur në tokë të gjithë materialin e dorëzuar dhe është larguar me shpejtësi, njofton Klan Kosova.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në zyrat e kësaj organizate kanë ardhur edhe disa materiale të tjera ku përmenden emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Azem Sylës, Jakup Krasniqit dhe Xhavit Halitit.

Rrufeja 3 ! !

Publiée par Nasim Haradinaj sur Mardi 22 septembre 2020

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.