Rrokulliset kamioni në Doganaj të Kaçanikut, policia jep detaje NULL NULL 25.11.2024 14:46 25.11.2024 14:46 Policia ka dhënë detaje rreth një aksidenti për të cilin raportoi Klankosova.tv pak më parë. Në Doganaj të Kaçanikut, konkretisht tek vendi i quajtur “Fusha e Pajtimit” ishte rrokullisur një kamion. Zëdhënësi rajonal i Ferizajt Kanun Veseli, tha për Klankosova.tv tha se nuk ka ndonjë të lënduar nga ky rast. “Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes për të mësuar shkaqet e aksidentit”, tha Veseli.