Rrjeti 4G pritet të arrijë në Hënë këtë vit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrjeti 4G pritet të arrijë në Hënë këtë vit

NULL NULL
28.03.2023 17:12
Nokia

Nokia është duke u përgatitur për të nisur rrjetin 4G në Hënë në fund të këtij viti.

Kjo po bëhet me shpresën për të përmirësuar zbulimet hënore, dhe duke e hapur rrugën për praninë njerëzore në Hënë.

Grupi finlandez i telekomunikacionit po planifikon të nisë rrjetin në një raketë SpaceX, gjatë muajve të ardhshëm.

Këtë e bëri të ditur inxhinieri kryesor i Nokia-s, Luis Maestro Ruiz De Termino, i cili tha se rrjeti do të mundësohet nga një stacion bazë i pajisur me antenë hënore Nova-C, të projektuar nga firma hapësinore amerikane Inuitive Machines, si dhe nga një rocer shoqërues me energji diellore.

Grupi finlandez i telekomunikacionit planifikon të nisë rrjetin në një raketë SpaceX gjatë muajve të ardhshëm, u tha gazetarëve Luis Maestro Ruiz De Temino, inxhinieri kryesor i Nokia-s në fillim të këtij muaji në ekspozitën tregtare të Kongresit Botëror të Mobile në Barcelonë.