Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrjeta gjigande e merimangave

NULL NULL
14.08.2015 14:26
Një grumbull merimangash kanë krijuar një rrjetë gjigande në Texas të SHBA-ve.

Vuani nga Arachnophobia? Mos e lexoni!

Kjo ishte një skenë që i përshëndeti hulumtuesit në Dallas, Texas, pasi 1,000 merimanga punuan së bashku për të formuar një rrjetë gjigante që kap prenë.

rrj2

Rrjeta ishte përafërisht sa madhësia e një fushe futbolli dhe dukej sikur të ishte nga një film horror.

Njerëzit mendojnë se është shumë e papërshtatshme, ndërsa vendi është kthyer në atraksion për turistët.

rrj3

“Pamja është e pabesueshme, pasi rrjeta mbulon disa drunj”, tha entomologu Mike Merchant.

Duke përshkruar zbulimin ai shtoi: “Rrjeta dukej më shumë se thjeshtë e frikshme”.

“Të kuptuarit se merimangat punojnë në grupe ishte më shumë se vetëm një surprizë për ne”.

Besohet se rrjeta është formuar shkaku edhe i kushteve të veçanta atmosferike duke bërë që merimangat përmes saj ta kenë më të lehtë të zënë prenë.

lajme të ngjashme