Rrjedh fenoli në KEK NULL NULL 05.05.2015 13:16 05.05.2015 13:16 Drejtoria e Ambientit në Obiliq ka njoftuar se gjatë inspektimit të ditës së hënë, në një zonë jo aktive të Korporatës Energjetike të Kosovës, ka vërejtur rrjedhje të një materie kimike e njohur si ujëra fenolik. Sipas drejtorit të kësaj drejtorie, Arben Berisha, rrjedhjet e këtyre kimikateve paraqesin rrezik për qytetaret e Obiliqit, ndërsa shtoi se për këtë gjetje ka informuar edhe Ministrinë e Ambientit. Berisha e quajti si të papërgjegjshëm menaxhmentin e KEK-ut për të menaxhuar më mirë në mbrojtjen e ambientit. Ndërsa, drejtori i Shërbimit të Korporatës Energjetike, Edmond Nulleshi i tha Klan Kosovës se në atë zonë në të cilën janë evidentuar pikjet e ujërave fenolike korporata ka reaguar duke e sanuar rrjedhën brenda pak orësh. Ky i fundit tha se zona në të cilën ka ndodhur rrjedhja nuk është pjesë e operimit të KEK-ut pasi sipas tij ajo zonë që nga viti 1988 është jo funksionale dhe deri tek situata të tilla vie për shkak te vjetërsisë së tubave që mbajnë këto kimikate./Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 18 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 23 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day