“Rritje e vigjilencës deri në hapje”, deklarohet Policia e Kosovës për monitorimin e urave të reja NULL NULL 25.08.2025 13:59 25.08.2025 13:59 Policia e Kosovës - Klankosova.tv Njësia Speciale Operative e Kosovës po monitoron nga afër punishten e dy urave të reja mbi lumin Ibër. Zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani tha për Klankosova.tv se po është shtuar vigjilenca deri në hapjen e urave. “Rritje e vigjilencës deri në hapje”, tha shkurt Elshani për Klankosova.tv. NjSO monitoron punishten e urave në Ibër (VIDEO) Dy urat e reja mbi lumin Ibër pritet të hapen më 1 shtator për qarkullim të veturave, derisa ndërtimi i tyre filloi 54 ditë më parë. Sakaq, këtë të hënë ka nisur edhe asfaltimi i të dy urave, sipas zyrtarëve të qeverisë në detyrë.