Qeveritë shqiptare bëhen bashkë sot në Elbasan NULL NULL 26.11.2021 07:03 26.11.2021 07:03 Sot në qytetin e Elbasanit do të mbahet takimi i radhës i dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. Delegacioni i Kosovës do të arrijë në ora 09:45 të mëngjesit në Elbasan. Në kuadër të agjendës thuhet se pos takimit të përbashkët të dy qeverive, do të ketë edhe takim të ndarë mes dy kryeministrave atij të Kosovë Albin Kurti dhe Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë. Agjenda e plotë: Elbasan, 26 nëntor 2021 E premte, 26 nëntor 2021 09.45 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës (Vendi: Fish City, Elbasan) 10.00 – Mbërritja e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës 10.10 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Vendi: Fish City, Elbasan) Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë Fjalë e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar 11.20 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare (Vendi: Fish City, Elbasan) 11.30 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave (Vendi: Fish City, Elbasan) Gjuha e punës: Shqip 12.05 – Foto e përbashkët (Vendi: Fish City, Elbasan) 12.10 – Drekë zyrtare shtruar nga Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, në nder të Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe delegacioneve të dy Qeverive (Vendi: Fish City, Elbasan) 13.10 – Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë (Vendi: Fish City, Elbasan) Bashkëbisedim i Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe Kryeministrit të Kosovës, Z. Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025