Rritja e punësimit në Amerikë vazhdon të jetë e fort pavarësisht ngritjes së normave NULL NULL 10.03.2023 16:30 10.03.2023 16:30 Rritja e vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeti e fortë muajin e kaluar, pasi ekonomia më e madhe në botë vazhdoi të sfidonte pritshmëritë për një ngadalësim. Punëdhënësit shtuan 311,000 vende pune në shkurt, më shumë se sa pritej, me baret dhe restorantet që nxisin fitimet. Shkalla e papunësisë është regjistruar prej 3.6 përqind, nga 3.4 sa ishte në janar, e që është më e ulëta që prej vitit 1969, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv. Banka Qendrore është duke provuar që ta stabilizojë ekonominë për ta lehtësuar presionin e rritjes së çmimeve. Tregu i punës ka qenë elastik, me gjithë rritjen e normës së interesit nga ana e bankave në nivelin më të lartë që nga viti 2007. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Çmimet e naftës vazhdojnë të rriten, këto janë parashikimet e fundit të ekspertëve 21 orë më parë