Rritja e gjoksit për 1 Euro, mashtrim i rrezikshëm (VIDEO) NULL NULL 05.12.2024 19:50 05.12.2024 19:50 Derisa të tjerët paguajnë mijëra euro për operimin për rritjen e gjoksit, të tjerët këtë po e blejnë në shitore të zakonshme të ”Gjithçka 1 Euro”. Plotësimin e kësaj ëndrre për tu dukur më bukur, këto të fundit po e gjejnë në dyqane të ”Gjithçka 1 euro” në Kosovë, transmeton klankosova.tv. Një krem i cili gjendet në raftet e këtyre marketeve të zakonshme, supozon se bënë zmadhimin e gjoksit me tre lyrje, shitet pa recetë e veç 1 Euro. Në paketimin e këtij produkti ofrohen udhëzime se si të përdoret, e që në orgjinë nuk dihet as kush e shkroi, as kush e prodhoi, e as nga erdhi. Përveç kësaj, thuhet se kinse i njëjti ka përmbajte kërmilli, derisa rezultati shihet brenda tre dite. Si ky produkt ekzistojnë edhe qindra të tjerë në faqe të internetit… Mirëpo, në këto bizneset online, një mashtrim i tillë ka çmim më të lartë se ai në dyqanet ku çdo produkt është vetëm një euro. I njëjti produkt, në rrjet e gjeni me 12 euro, pra 11 euro më shtrenjtë se në dyqanet e një eurove. Madje, ka në forma të ndryshme, si të kremit, si të vajit. Mirëpo, a ka të tillë që besojnë se se me 1 euro a 12 euro, mund të rritet ose zvogëlohet një organ i trupit? Shto këtu, rrezikun që mund të ketë përdorimi i pakontrolluar i çdo lloj produkti, në një organ kaq të rëndësishëm dhe jetik për trupin e gruas, si gjoksi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 49 minuta më parë
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 5 orë më parë