Rritet shkalla e vrasjeve në Rusi për herë të parë në 20 vjet NULL NULL 29.03.2023 20:11 29.03.2023 20:11 A view shows the Kremlin amid the coronavirus disease (COVID-19) outbreak in Moscow, Russia April 20, 2020. REUTERS/Maxim Shemetov Numri i vrasjeve në Rusi është rritur për herë të parë në 20 vjet, shkruan e përditshmja ruse Kommersant. Gazeta, e cila citoi të dhëna zyrtare nga departamentet gjyqësore në zonë, tha se kishte pasur një rënie në rastet e vrasjeve dhe tentativave për vrasje nga 32 mijë e 265 në 2002 në 7,332 në 2021. Megjithatë, kjo shifër u rrit në vitin 2022 me 4% duke u rritur në 7,628 raste vrasjesh dhe tentative vrasjesh, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv. Të dhënat treguan gjithashtu një rritje të rasteve të vrasjeve në rajonet ruse që kufizojnë Ukrainën. Raporti u publikua nga shoqata e avokatëve Travmpunkt, e cila ia atribuoi rritjen e vrasjeve faktorëve që lidhen drejtpërdrejt dhe tërthorazi me pushtimin e Ukrainës. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati Hoxha flet për rastin e të riut në Lipjan: Policia nuk është për të dhënë drejtësi në rrugë (VIDEO) 12 minuta më parë