Rritet përdorimi i drogës në rrugët e Ferizajt (VIDEO) NULL NULL 26.06.2025 10:55 26.06.2025 10:55 Në Ditën Botërore kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave, në Ferizaj situata paraqitet shqetësuese. Sipas të dhënave aktuale, në këtë qytet numërohen mbi 5 mijë përdorues aktivë të substancave narkotike, raporton gazetarja korrespondente Qliresa Hasani, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM. Ajo që po vlerësohet si edhe më shqetësuese është ndryshimi i moshës së përdoruesve. Në të kaluarën, konsumi i drogës ishte më i përqendruar te të rinjtë në moshat madhore, por vitet e fundit droga ka filluar të prekë edhe fëmijët. Raste të raportuara përfshijnë përdorues të moshës 9 apo 10-vjeçare e tutje, theksoi Hasani, transmeton Klankosova.tv. Ndiqni detajet shtesë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.