Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) NULL NULL 04.07.2025 19:54 04.07.2025 19:54 Valët e zjarrit nuk po ndalen. Nga fushat e thata deri te banesat e mbipopulluara, zjarret po përfshijnë gjithçka, duke mos kursyer as hapësirat publike, as bizneset private. Kosova po përballet me një situatë gjithnjë e më alarmante, teksa temperaturat rriten dhe pakujdesia njerëzore mbetet një ndër shkaktarët kryesorë. Në këtë betejë të përditshme me flakët, në terren janë vetëm rreth 800 zjarrfikës në të gjithë vendin – një numër që ekspertët e sigurisë e konsiderojnë minimal për përballimin efektiv të emergjencave. Ndërkohë, autoritetet nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave thonë se po investojnë në përmirësimin e kushteve dhe pajisjeve, për ta modernizuar këtë shërbim jetik. Por përtej guximit të tyre, zjarrëfikësisht që quhen edhe heronj të përditshëm nuk kanë as sigurime shëndetësore. Nexhat Behrami, Zëvendësdrejtor i Departamentit për Zjarrfikje dhe Shpëtim, thotë për Kiks Kosovën se kjo çështje ende nuk është zgjidhur dhe pritet të adresohet në nivel shtetëror. Edhe shujtat – një e drejtë minimale – nuk janë të garantuara për të gjithë, përveç në disa komuna që kanë ndërmarrë hapa për t’i siguruar. Sa i përket uniformave mbrojtëse ndaj zjarrit, furnizimi i fundit sipas tyre është realizuar këtë vit. Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, thotë se aktualisht ka mjaftueshëm në stoqe. Në anën tjetër, edhe pse për momentin ka shoferë për automjetet zjarrfikëse, nevoja për shtim të tyre është evidente. AME-ja thotë se kjo çështje është në trajtim e sipër dhe shumë shpejt pritet të gjendet një zgjidhje konkrete. Ndërkohë, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave thotë se janë duke investuar në infrastrukturë dhe pajisje, por realiteti në terren mbetet sfidues dhe i papërballueshëm pa mbështetje të plotë institucionale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Bllokada në Kuvend, Kryeziu: Më 15-16 korrik krijohet ekipi amerikan i cili do trajtojë çështjen e Kosovës 04/07/2025