Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rritet numri i lindjeve, gjatë prillit lindën mbi 2 mijë fëmijë

NULL NULL
13.06.2025 18:43
lindjet

Është rritur numri i lindjeve brenda dhe jashtë Kosovës gjatë muajit prill krahasuar me muajin mars të këtij viti.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës në muajin prill 2025 janë regjistruar 2 mijë e 113 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës).

“Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 095 lindje janë meshkuj dhe 1 018 lindje janë femra”.

Në muajin paraprak kanë lindur 2 mijë e 61 foshnje, prej tyre 987 vajza dhe 1 mijë e 74 djem, transmeton Klankosova.tv.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.