Rritet çmimi i qumështit dhe kosit në Shqipëri (VIDEO) NULL NULL 06.08.2022 00:26 06.08.2022 00:26 Në fillimin e muajit gusht, qytetarët e Shqipërisë u përballën edhe me shtrenjtimin e çmimit të qumështit dhe kosit. Sipas presidentit të Shoqatës së Industrisë së Përpunimit të Qumështit, Donjaldo Hoxha janë disa faktorë që kanë sjell këtë rritje. Edhe pse ata i kanë dërguar mbi 10 shkresa zyrtare autoriteteve qeveritare për të ndërhyrë sepse sektori i blegtorisë është në një situatë shumë të vështirë, kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët. Kriza e Industrisë së Përpunimit të Qumështit pritet të përkeqësohet më tej për shkak të rënies së madhe të numrit të krerëve të bagëtisë. Sipas përfaqësuese të industrisë përpunuese të qumështit reduktimi i krerëve është me ritme të frikshme dhe nëse shteti nuk ndryshojnë skemat e rimbursimit të fermerëve për t’i stimuluar, kjo industri rrezikon falimentin./Klantv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Edhe Peja pa shërbime nga Gjendja Civile për shkak të rënies së sistemit (VIDEO) 24 minuta më parë
Kosova Bllokohet sistemi elektronik, qytetarët e Ferizajt pa dokumente zyrtare prej dy ditësh (VIDEO) 33 minuta më parë
Lajme Netanyahu thotë se takimi me Trumpin u përqendrua në përpjekjet për lirimin e pengjeve 53 minuta më parë