Rriten rastet e vrasjeve dhe dhunës në familje NULL NULL 15.12.2020 11:25 15.12.2020 11:25 Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes raporton, lidhur me zhvillimet e fundit në Policinë e Kosovës si dhe të gjeturat e raportit për vendin për vitin 2020 të Komisionit Evropian. Mehmeti raportimin e ka filluar me paraqitjen e statistikave të punës së institucionit që udhëheq. Ai ka sqaruar se ka rënie të veprave penale, përderisa numri i vrasjeve ka shënuar rritje nga 19 në 25. “Policia e Kosovës ka evidentuar rreth 35 mijë vepra penale. Numri i rasteve ka shënuar rënie për 7.75 për qind. Numri i vrasjeve ka shënuar ngritje nga 19 në 25 këtë vit. Numri i lëndimeve ka shënuar rënie edhe ai i vjedhjeve”. Ai më tej ka bërë të ditur se edhe rastet e dhunës në familje kanë shënuar rritje, kurse numri i aksidenteve ka shënuar rënie, ku kanë humbur jetën 103 persona. “Numri i rasteve të dhunës në familje ka shënuar ngritje me 6.66 për qind. Ka arrestuar 12 mijë e 44 persona ku kemi një rënie prej 2.4 për qind. 1 047 armë zjarri janë konfiskuar dhe kemi rënie. Gjatë muajit shtator Policia ka regjistruar 222 protesta e tubime të ndryshme ku kemi rënie prej 29.07 për qind”. “Kemi vërejtur rënie të numrit të aksidenteve ku kanë ndodhur 11 e 998 aksidente. 67 aksidente me pasoja fatale. 103 persona kanë humbur jetën që në raport më vitin e kaluar ka shënuar rënie”. “Gjatë kësaj periudhe kohore në kuadër të aktiviteteve janë kryer 556 operacione, 939 bastisje dhe 65 plane operative”. Deputetët Salih Zyba e Elmi Reçica kanë kërkuar që Mehemti ta ndërpres raportimin me statistika dhe të ketë raportim për gjendjen aktuale në Polici. Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka pyetur nëse pajtohet me deklaratën e kryeministrit se nuk po zbatohen masat anti-COVID nga policia, raporton EO, transmeton Klan Kosova.