Rriten dukshëm rastet me koronavirus në Indi NULL NULL 31.03.2021 10:05 31.03.2021 10:05 India regjistroi 354 viktima të lidhura me COVID-19 të mërkurën, numri më i lartë i vdekjeve i raportuar në një ditë të vetme që nga 17 dhjetori i vitit të shkuar, pasi zyrtarët paralajmëruan se vendi duhet të ruhet nga rastet në rritje. V K Paul, një zyrtar shëndetësor i një think tank të udhëhequr nga qeveria, tha se situata duket se po shkonte nga “e keqja në më të keqe”. “Është e qartë që ne duhet të jemi shumë, shumë, vigjilentë,” tha ai. Midis 24 marsit dhe 29 marsit, India vendosi rekorde të reja radhazi për numrin e rasteve me virusin korona të identifikuara në një ditë në 2021, raporton CNN referuar shifrave nga ministria indiane e Shëndetësisë, transmeton Klan Kosova. India ka shpërndarë më shumë se 63 milionë doza të vaksinave ndaj koronavirusit që kur filloi vaksinimin e grupeve prioritare më 16 janar. Duke filluar nga e enjtja, personat mbi 45 vjeç mund të vaksinohen. India ka regjistruar më shumë se 12.1 milionë raste të koronavirusit dhe të paktën 162,468 njerëz kanë vdekur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Klan Kosova.