Rrihet nga grabitësi të cilin e ndaloi të kryente vjedhje (VIDEO) NULL NULL 26.01.2016 17:20 26.01.2016 17:20 tube hit1.jpgSweden Stockholm metro station attack Në një video të postuar së fundmi, shihet se si një burrë e sulmon një grua e cila është bashkë me dy fëmijët e saj. Ngjarja ka ndodhur në një stacion në Stokholm, kur një grua tenton ta ndalojë një burrë që t’i vjedh portofolin në qantën e një të moshuare, transmeton Klan Kosova. I gjithë incidenti është filmuar nga kamerat e stacionit. Teksa një e moshuar është duke ecur shkallëve, një burrë iu vihet pas për t’ia vjedhur portofolin, kurse një nënë e cila është bashkë me fëmijët e saj e ndalon këtë gjë. Mirëpo ky incident nuk mbaroi këtu, sepse burri u kthye duke e rrahur gruan që e pengoi të kryente krimin. Sipas hetuesit nga policia në Stokholm, Stefan Tellqvist, kjo gjë është e tmerrshme. “Kjo është një ndër gjërat më të këqija që kam parë si hetues”. “Unë do e kap këtë njeri, edhe nëse kjo është gjëja e fundit që do të bëj”, është shprehur Tellqvist. https://www.youtube.com/watch?v=gMRJVSqew_A