Rrëzohet pullazi i ndërtesës në Lipjan (VIDEO) NULL NULL 20.05.2015 20:26 20.05.2015 20:26 Një erë e fortë të martën mbrëma, ka bërë që një ndërtesë në Lipjan të mbetet pa kulm. Zyrtarët e komunës edhe pse të njoftuar me rastin, nuk kishin vizituar banorët deri në ardhjen e Klan Kosovës në vendin e ngjarjes Të martën mbrëma kishte mjaftuar një erë e fortë që ta hidhte në tokën pullazin e një objekti në Lipjan. Rënia e tij i ka frikësuar familjarët e dëshmorëve që jetojnë në këtë ndërtesë. Edhe pse era ishte e fortë, banorët po dyshojnë në kualitetin e punimeve të objektit. Banorët e ndërtesës për këtë që u ka ndodhur, i kanë njoftuar edhe autoritetet komunale. Mirëpo, ata nuk i kishin vizituar deri në ardhjen e Klan Kosovës. Eset Sahiti, Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Lipjanit, pasi ka arritur në vendin e ngjarjes, është befasuar me atë që ka ndodhur. “Kjo ka ndodhur për shkak se kualiteti nuk është siç duhet të jetë. Sado e fortë të ketë qenë era, shkalla e sigurisë duhej të ishte më e lartë”, ka thënë Sahiti. Befasia që përjetoi Sahiti, bëri që në objektin ku kishte rënë pullazi të paraqitej edhe Drejtori i Urbanizmit, Hasim Vishella. Mirëpo, ai nuk ka konsideruar se cilësia e dobët e objektit ishte shkaktari i rënies së pullazit, mirëpo vlerësoi se shkaqet ishin plotësisht natyrore. Megjithatë, dy drejtorët e Komunës së Lipjanit, u pajtuan që duhet që shumë shpejt të fillohet me punën për sanimin e dëmeve që janë shkaktuar. Storie e Florent Zeqajt. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.