Rrëzohet kërkesa e opozitës për shkarkimin e kryeparlamentarit Peleshi NULL NULL 30.10.2025 11:23 30.10.2025 11:23 Kuvendi i Shqipërisë Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar vetëm me votat e mazhorancës kërkesën e deputetëve të opozitës për shkarkimin e kreut të parlamentit, Niko Peleshi. 79 deputetë votuan kundër kërkesës, 10 votuan pro dhe nuk kishte asnjë abstenim, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv. 36 deputetë të opozitës kishin kërkuar shkarkimin e Peleshit për shkelje të rënda të rregullores dhe Kushtetutës.