Rrëzohet duke zbritur nga vetura, vdes 60 vjeçari NULL NULL 29.06.2022 14:43 29.06.2022 14:43 Një aksident sa i pazakontë aq edhe tragjik i mori jetën një burri në Dibër. Bëhet fjalë për një 60-vjeçar me iniciale N. B., i cili teksa po zbriste nga makina e parkuar ku ishte pasagjer, u rrëzua aksidentalisht. Sipas policisë, 60-vjeçari mori dëmtime të rënda në kokë. Ai u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë. Me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, autoritetet thonë se vijojnë hetimet./tvklan *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.