13:06, 22 Maj 2020

Një aeroplan pakistanez është rrëzuar në qytetin Karachi të Pakistanit.

Autoritetet kanë njoftuar se aeroplani që po transportonte rreth 99 pasagjerë dhe tetë pjesëtarë të ekuipazhit, ishte duke fluturuar nga Lahore për në aeroportin ndërkombëtar Jinnah, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Në fotografitë që janë shpërndarë nëpër rrjetet sociale, mund të shihet tymi duke dalë nga vendi i përplasjes.

Ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë