Rreziku nga procedura kozmetike për largimin e dhjamit NULL NULL 26.09.2017 20:30 26.09.2017 20:30 Mjekët janë duke theksuar një komplikim të rrallë mirëpo shumë serioz që vjen nga largimi i dhjamit të tepërt përmes thithjes, që mund të shkaktoj që copëza të dhjamit të përfundojnë në mushkëri. Ata kanë raportuar për rastin e një gruaje 45 vjeçare e cila kishte përjetuar dështim në frymëmarrje, përderisa procedura e thithjes së dhjamit ishte duke u realizuar tek gjunjët dhe pjesën e poshtme të këmbëve. Ajo e ka marrë veten nga kjo gjendje vdekjeprurëse, kanë bërë të ditur mjekët nga Birmingham. Mirëpo ata kanë thënë që duhet të merret parasysh mundësia që kjo të ndodhë përsëri.