Rreziku i ndërprerjes së energjisë në Britani, më i ulëti në gjashtë vite NULL NULL 09.10.2025 08:49 09.10.2025 08:49 Britania është më pak e rrezikuar nga ndërprerjet e energjisë gjatë dimrit sesa në çdo periudhë tjetër të gjashtë viteve të fundit, njofton Operatori Kombëtar i Sistemit të Energjisë (NESO). Sipas NESO-s, rreziku më i ulët prej dimrit 2019-2020, para pandemisë, arrihet falë rritjes së kapacitetit të baterive për ruajtjen dhe përdorimin e energjisë së tepërt nga burimet e rinovueshme si farma e erës, si dhe nga kablli i ri nëndetar që lidh Britaninë me Irlandën dhe funksionon që nga prilli. Sot, diferenca mes kërkesës dhe furnizimit me energji është sa tri termocentrale me gaz më shumë se viti i kaluar. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, energjia e rinovueshme tejkaloi për herë të parë prodhimin me qymyr në botë. Në Britani, 54.5% e energjisë u prodhua nga burime si dielli dhe era në tremujorin e parë të vitit. Ekspertët thonë se kjo do të ndihmojë edhe në uljen e faturave, pasi Britania nuk do të jetë më kaq e varur nga tregjet e naftës dhe gazit, të cilat janë të paqëndrueshme pas luftës në Ukrainë. Megjithatë, Operatori Kombëtar i Sistemit paralajmëron se në fillim të dhjetorit dhe mes të janarit priten disa ditë me furnizim të kufizuar, kur do të kërkohet nga furnizuesit që të rrisin prodhimin.