Rrezikoi pjesëmarrësit në trafik, shoferi në Gjilan gjobitet me 300 euro NULL NULL 22.04.2025 10:38 22.04.2025 10:38 Policia në Gjilan ka gjobitur me 300 euro kundërvajtësin i cili më 18 prill si pasojë e ngarkesës së pasigurt në mjet, ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacionin rrugor. Kjo u bë e ditur përmes një komunikate në të cilën thuhen se gjoba ndaj shoferi erdhi si rezultat i bashkëpunimit me media dhe qytetarë. “Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan si rezultat i bashkëpunimit me media dhe qytetarë dhe ndërmarrjes së veprimeve operative hetimore, ka identifikuar dhe shqiptuar gjobën konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor në vlerë prej 300 euro ndaj kundërvajtësit i cili me datën 18.04.2025 si pasojë e ngarkesës së pasigurt në mjet ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacionin rrugor dhe ka vështirësuar qarkullimin e lirë të mjeteve”, njofton policia, raporton Klankosova.tv.