Rrezikoi me motoçikletë dhe e ngacmoi një grua, arrestohet i dyshuari NULL NULL 08.02.2026 10:03 08.02.2026 10:03 Në Prishtinë, një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka kërcënuar dhe ngacmuar një grua gjatë ecjes së saj në rrugë. Sipas policisë, i dyshuari fillimisht e kishte rrezikuar viktimën duke lëvizur me motoçikletë dhe më pas e kishte ngacmuar. “Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti e kishte rrezikuar me motoçikletë dhe pastaj e kishte ngacmuar ankuesen f/k derisa ajo ishte duke ecur në rrugë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia./Klankosova.tv