Rreth 60 mijë njerëz të infektuar me COVID-19 në vend NULL NULL 31.01.2021 08:16 31.01.2021 08:16 Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 59 mijë e 931. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 1 mijë e 492 persona me COVID-19 kanë humbur jetën, njofton Klan Kosova. Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 6 mijë e 231 raste. I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 52 mijë e 208 pacientë të shëruar. IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitive 285 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit pesë pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 260 pacientë.