Rreth 200 mijë njerëz mund të vdesin nga koronavirusi në Amerikë NULL NULL 30.03.2020 00:07 30.03.2020 00:07 A front view of group of doctors with face masks running, corona virus concept. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të vdesin deri në 200 mijë njerëz si dhe të ketë miliona të infektuar, tha të dielën një zyrtar më i lartë i sëmundjeve infektive në Qeverinë Amerikane. “Duke parë ato që po shohim tani, ne mund të kemi nga 100,000 deri në 200,000 vdekje”, tha Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, në CNN, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova. “Do të kemi miliona raste.” Fauci, një anëtar i grupit të detyrave koronavirus të Shtëpisë së Bardhë, shtoi se parashikimet mund të ndryshojnë pasi shpërthimi i sëmundjes është “një objektiv kaq i lëvizshëm”. Që nga e diela pasdite, të paktën 2,197 njerëz kanë vdekur dhe numri i të infektuarve u rrit në 125.300, me 2.612 njerëz të shëruar, sipas pultit të të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Shumica e vdekjeve janë raportuar në shtetin e Nju Jorkut që kishte 718, me New York City epiqendrën ku janë regjistruar 672 vdekje. Vdekja e parë në Sh.B.A ndodhi 29 shkurt në shtetin Uashington ku deri tani gjithsej 136 njerëz kanë vdekur. Megjithëse SH.B.A. ka më shumë raste koronavirusë se çdo vend tjetër, Italia ka më shumë vdekje me 10.023. Kujtojmë se virusi për herë të parë u shfaq për herë të parë në Wuhan, Kinë në dhjetor, virusi i njohur si COVID-19, është përhapur në 177 vende të botës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.