Rreth 200 aksidente ndodhën në qershor në rajonin e Ferizajt, tre prej tyre me të vdekur NULL NULL 02.07.2025 13:01 02.07.2025 13:01 Gjatë muajit qershor në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë raportuar gjithsej 196 aksidente në komunikacionin rrugor. Policia njofton se tre aksidente ishin fatale ku vdiqën tre persona, kurse 80 të tjera rezultuan me lëndime të 126 personave, transmeton Klankosova.tv. Kurse, 105 aksidente ishin me dëme materiale. Për krahasim, gjatë muajit qershor të vitit të kaluar janë raportuar gjithsej 150 aksidente, prej tyre:1 aksident fatal, me 1 person të vdekur, 67 aksidente me lëndime, me 96 persona të lënduar,82 aksidente me dëme materiale. Bëhet e ditur se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i aksidenteve ka shënuar një rritje prej rreth 30%. Po ashtu, gjatë muajit qershor -2025, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 5.847 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion dhe ka shqiptuar masën mbrojtëse të heqjes së patentë-shoferit për 98 drejtues automjetesh, të cilët kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 10 orë më parë
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 12 orë më parë