Rreth 2 mijë e 500 raste të raportuara me variantet e COVID-19 në SHBA NULL NULL 01.03.2021 11:43 01.03.2021 11:43 Medical workers wearing personal protective equipment (PPE) administer Covid-19 tests at a drive-thru testing site at the Alemany Farmers Market in San Francisco, California, U.S., on Thursday, Nov. 19, 2020. California Governor Gavin Newsom imposed a curfew on the vast majority of residents to curb coronavirus transmission, deepening measures to stop a rapid outbreak while stopping short of a full lockdown. Photographer: David Paul Morris/Bloomberg Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar 2 mijë e 463 raste të varianteve të koronavirusit që janë shfaqur për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, Afrikën e Jugut dhe Brazil, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. CDC paralajmëroi se këto shifra nuk përfaqësojnë numrin e përgjithshëm të rasteve të tilla që qarkullojnë në të gjithë vendin – vetëm ato që janë zbuluar duke analizuar mostrat pozitive, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova. Varianti në Mbretërinë e Bashkuar: Shumica dërrmuese e këtyre rasteve, 2 mijë e 400 janë varianti më ngjitës i njohur si B.1.1.7, i cili u zbulua fillimisht në Britani. Ky variant është gjetur në 44 shtete, Porto Riko dhe Uashington, DC, teksa rreth një e katërta janë në Florida. Varianti i Afrikës së Jugut: Ka 53 raste të variantit B.1.351, që është shfaqur për herë të parë në Afrikën e Jugut, deri tani është raportuar në 15 shtete dhe Uashington. Varianti i Brazilit: Së fundmi, 10 raste të variantit P.1 i cili fillimisht ishte shfaqur në Brazili, teksa janë zbuluar raste në pesë shtete të SHBA.