Rreth 10 mijë tifozë pritet të jenë në “Fadil Vokrri” për ndeshjen Kosovë- Qipro NULL NULL 27.09.2022 17:11 27.09.2022 17:11 Rreth 10 mijë tifozë pritet të jenë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, për ndeshjen Kosovë-Qipro. Lajmi u bë i ditur nga gazetari Arlind Sadiku. Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për vendin e dytë në grupin e tretë të Ligës C. Në rast të fitores “Dardanët” do ta sigurojnë mbijetesën në këtë ligë. Ndeshja nis në orën 20:45 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në Klan Kosova.